Nga sot fillon aksioni i policisë, kontrolla të shtuara për 1 javë
Aksioni ndërkombëtar i rritjes së kontrollit të komunikacionit fillon sot, më 13 shkurt dhe do të zgjasë një javë, njoftoi MPB, dhe do të kontrollojë drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve, para së gjithash nëse respektojnë orarin e punës, tahografit dhe transportin e mallrave. Gjithashtu, në ditët në vijim punonjësit e policisë rrugore do të kontrollojnë nëse përdoruesit e tjerë të rrugës respektojnë rregullat.
Gjatë aksionit ndërkombëtar që synon zbulimin e shkeljeve nga drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve, që sipas tyre po zbatohet në 30 shtete evropiane, anëtare të organizatës ROADPOL, patrullat do të drejtohen atje ku është e mundur më së shumti shkelje e këtyre rregulloreve.
Krahas këtij aksioni, ata bëjnë të ditur se Administrata e Policisë Rrugore do të kontrollojë të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik në ditët në vijim.
Ata theksojnë se vetëm nga fillimi i këtij viti në aksidente trafiku kanë humbur jetën 45 persona, ndërsa janë lënduar 1334, andaj apelojnë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe të jenë të përgjegjshëm në komunikacion dhe në këtë mënyrë të shpëtojnë jetën e tyre dhe jetën e të tjerëve.