Lajme

Policia e Kosovës i shkatërron serbëve në Mitrovicë edhe një laborator droge

Sot Policia e Kosovës në kuadër të detyrave të saj në zbatim të ligjit, ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicë të Veriut me ç’rast është arrestuar pronari i këtij laboratori. Pavarësisht angazhimeve të policisë, kriminelët ende po mendojnë se mund të vazhdojnë me shkeljen e ligjit dhe kundërligjshëm të pasurohen në kurriz të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Bashkëpronar i laboratorit tashmë të shkatërruar është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar ndërsa njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij. Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vucic e Petkovic. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar.

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin.

Related Articles

Back to top button