Lajme

Ndërtesa ku nuk u thye as edhe një gotë nga tërmeti që shkatërroi 10 qytete

Ndërsa dy tërmete të frikshëm me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha në 10 provinca, një imazh i pasqyruar në kamerat në Adiyaman pas tërmetit habiti të pranishmit. Ajo që u vu re ishte fakti se asnjë xhami e godinës së Qendrës Kulturore “Commagene”, e cila u vu në shërbim në shtator të vitit të kaluar, e përbërë e gjitha nga fasadë xhami, nuk u thye gjatë tërmetit dhe ndërtesa qëndroi në këmbë pa asnjë dëmtim.

Ndërtesa e parë smart në qytet

Projekti ka filluar në vitin 2015 dhe ndërtimi 5 vite më vonë, përkatësisht në vitin 2020, dhe në shtator të vitit 2022 hapi dyert për herë të parë, duke u bërë ndërtesa e parë inteligjente e qytetit.

Asnjë gotë e thyer nga lëkundjet

Por, ajo që i mahniti të gjithë ishte fakti se, edhe pse lëkundjet ishin tepër të mëdha, në këtë godinë nuk është thyer qoftë edhe një xham i godinës, e cila është ndërtuar në përputhje me standardet e tërmeteve. Ndërtesa që i mbijetoi tërmetit e padëmtuar, mahniti këdo që shikonte se si ajo ishte e vetmja ndërtesë në këmbë, ndryshe nga ato rreth saj, të cilat ishin rrafshuar, sikur të mos kishin ekzistuar asnjëherë.

Related Articles

Back to top button