Parandalohet kontrabanda e 19 qenve të racës së pastër në kufirin e Preshevës
Nëntëmbëdhjetë qen gjuetie të racës së pastër janë zbuluar nga doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës.
Kundërvajtja është zbuluar në dalje nga Serbia, kur për kontroll të detajuar është ndaluar një furgon me targa të huaja, i drejtuar nga një shofer 43-vjeçar.
“Gjatë kontrollit janë gjetur kafaze metalike dhe qen gjuetie të racës së pastër nga të dyja anët brenda hapësirës së ngarkesës së furgonit” thuhet nga dogana.
“Shoferi i 15 qenve të racës seter dhe katër qenve të racës pointer nuk kishte asnjë nga dokumentacioni i nevojshëm shoqërues – as dokument tranziti, as certifikatë shëndetësore nga inspektimi veterinar, as autorizim të pronarëve të supozuar të qenve. për transportin e tyre përtej kufirit” thonë nga Drejtoria doganore.
Në procedurë urgjente gjykata ka nxjerrë aktgjykim me të cilin janë marrë qentë.
Me urdhër të Inspeksionit Veterinar Republikan, ata janë dorëzuar për trajtim në Stacionin Veterinar të Bujanocit.
Drejtuesi i furgonit është dënuar me gjobë për shkeljen e kryer.