Paisjet ENP mund ti bleni në postë
Nga sot mund të përdorni pajisje për pagesa elektronike të pikepagesave ne autostrade, të ashtuquajturat P
pajisjet TAG janë të disponueshme edhe në sportelet e postës në të gjithë Serbinë, bëri të ditur dje ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq.
– Aktualisht në Serbi janë 2.8 milionë vetura të regjistruara, ndërsa 10 vjet më parë ishin 1.8 milionë.
Prandaj kemi nënshkruar kontratë që pajisjet pagesa elektronike të pikepagesave ne autostrade mund të blihen në zyrat postare dhe së shpejti do ta bëjmë të mundur edhe në shitore të tjera me pakicë – tha Vesiq në Panairin e Veturave pas nënshkrimit të kontratës në mes të “Postës së Serbisë” dhe “Rrugët e Serbisë” dhe shtoi:
– Në Serbi, aktualisht rreth 50 për qind e shoferëve përdorin pajisjet TAG dhe nuk ka kolona në pikë pagesat ku ato përdoren, prandaj është e rëndësishme të stimulohen sa më shumë njerëz që të përdorin pagesat elektronike të pikepagesave ne autostrade.
Ai po ashtu ka rikujtuar se Qeveria e Serbisë së fundi ka marrë vendim që nga 1 prilli t’i rrisë tarifat për 14 për qind, por edhe se është rritur për tetë për qind çmimi për arkëtimin elektronik.
– Ueb platforma Open Balkan u krijua me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe ne po punojmë me ta në një projekt që do të mundësojë që TAG-i që bleni në Serbi të jetë i vlefshëm edhe në ato vende, si dhe pajisjet e tyre TAG të jenë të vlefshme në Serbi dhe një bashkëpunim i tillë është duke u negociuar me të tjerët shtetet fqinje – tha Vesiq.
Darko Saviq, ndihmës i drejtorit të “Rrugëve të Serbisë” për pagesat elektronike të pikepagesave ne autostrade, tha se pajisja TAG do t’u shitet postave me çmim prej 2022 dinarë dhe është e dedikuar ekskluzivisht për vetura private të udhëtarëve.
– Tani për tani, në dy-tre ditët e ardhshme do të jetë në më shumë se 100 zyra postare.
Mendoj se në muajin e ardhshëm do të presim shpërndarjen e pajisjeve në të gjitha degët e postës.
Të gjithë ata që blejnë një pajisje TAG do të kenë një zbritje prej gjashtë për qind në përdorimin e pagesave elektronike të pikepagesave ne autostrade, të gjeneruara automatikisht përmes platformës së internetit.
Një përfitim i veçantë është se, pasi të blejnë një pajisje TAG, përdoruesit do ta regjistrojnë pajisjen në mënyrë të thjeshtë përmes një platforme unike ueb, e cila do t’u mundësojë të paguajnë tarifat online me një kartë pagese/debiti të regjistruar – tha Saviq, duke shtuar se ueb platforma është projektuar në mënyrë që sistemet e tjera të mbledhjes së tarifave të vendeve të rajonit të mund të lidhen me të.