Shkencëtarët kanë bërë një zbulim interesant, se uji nuk është pija më e mirë për hidratimin e trupit
Shkencëtarët kanë bërë një zbulim interesant, se uji nuk është pija më e mirë për hidratimin e trupit. Ata pretendojnë se qumështi është akoma më i mirë.
Hulumtimi nga Universiteti Skocez i St. Andrews krahasoi reagimet e hidratimit të disa pijeve të ndryshme. Uji i thjeshtë dhe ai mineral janë zgjedhje të mira, por sipas njohurive të reja, qumështi është akoma më i mirë.
Përbërja ushqyese e pijes
Sipas Ronald Maughan, një profesor në St. Andrews dhe autori i studimit, një nga faktorët e hidratimit është sigurisht sasia e një pije të caktuar, por një nga faktorët është edhe përbërja ushqyese e pijes.
Është vërtetuar se qumështi hidraton më shumë se uji i zakonshëm, sepse përmban laktozë, proteina dhe yndyrna dhe kjo përbërje ndihmon në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku. Përveç kësaj, qumështi përmban edhe natrium, i cili çon në prodhim më të vogël të urinës.
Natriumi dhe kaliumi në qumësht mbajnë ujin në trup
E njëjta gjë mund të thuhet për pluhurat e rihidrimit oral që përdoren për trajtimin e diarresë. Ato përmbajnë gjithashtu sasi të vogla sheqeri, si dhe natrium dhe kalium, të cilët mund të ndihmojnë në mbajtjen e ujit në trup.