Lajme

U pagua nga Trump për heshtjen, aktorja gati të dëshmojë: Mbreti ra nga froni

Stormy Daniels “thyen” heshtjen: Mbreti ra nga froni, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm

Për herë të parë pas kaq shumë vitesh ish ylli i filmave për të rritur Stormy Daniels ka dhënë intervistës e saj publike që përkon disa ditë pas gjyqit të Donald Trump.

Gjatë intervistës për Piers Morgan ajo u shpreh absolutisht e gatshme të dëshmojë në gjyqin penal të Donald Trump në New York. Këto janë komentet e saj të para që kur ish-presidenti u deklarua i pafajshëm për akuzat që lidhen me një skemë pagese ndaj saj.

“Të më thërrasin dhe të më vendosin në tribunë. Kjo legjitimon historinë time dhe se kush jam. Dhe nëse nuk e bëjnë do duket sikur po më fshehin. ndoshta njerëzit do të mendonin se nuk jamë dëshmitare e besueshme. Por absolutisht që do të dëshmoj në atë gjyq.”

Daniels tha gjithashtu se ajo nuk mendon se Trump duhet të vuajë dënimin me burg nëse ai dënohet për këtë rast. Akuzat për krime të ngritura kundër Trump mbartin një dënim minimal prej një viti dhe deri në katër vjet, megjithëse nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me kusht.

Ajo përshkroi se si u ndje kur pa Trump në gjykatë të martën.

“Mbreti ra nga froni. Ai nuk është më i paprekshëm. Dhe askush nuk duhet të jetë i paprekshëm. Nuk ka rëndësi se cili është përshkrimi i punës suaj, nëse jeni president. Duhet të mbani përgjegjësi për veprimet tuaja.”

Megjithëse Daniels nuk kishte dëshmuar para jurisë së madhe që hetoi skemën e parave, ajo tha në vitin 2021 se nuk do të donte asgjë më shumë përveçse të intervistohej si pjesë e hetimit. Daniels tha në atë kohë se avokati i saj kishte qenë në kontakt me hetuesit e shtetit të Manhattan dhe New York-ut dhe se ajo kishte pasur takime me ta për çështje të tjera. Ajo deklaroi se nëse do t’i kërkohej të fliste me hetuesit ose një juri të madhe, ajo do t’u tregonte atyre gjithçka që di.

Aktorja në një libër në vitin 2018 përshkruante lidhjen e supozuar në detaje, duke thënë se libri kishte për qëllim të provonte se historia e saj me Trump ishte e vërtetë. Daniels i tha Morganit se kërcënimet që i drejtohen asaj nga mbështetësit e Trump tani janë shumë më specifike dhe shumë më serioze se sa ishin në të kaluarën.

Në fund të intervistës ajo u shpreh se njerëzit që bëjnë kërcënimet po e bëjnë këtë nga numrat e tyre të vërtetë të telefonit, emailet dhe llogaritë e mediave sociale, në vend që të jenë në mënyrë anonime. Trump u deklarua i pafajshëm për 34 akuza penale për falsifikim të të dhënave të biznesit në gjykatën penale të Manhattan, një pagesë 150 mijë dollarë kundrejt një ish modeleje të Playboy, një pagesë 30 mijë dollarë ndaj rojes së kullës së Trump që i kërkoi atij të heshtë rreth një lidhje jashtëmartesore prej së cilës ish presidenti kishte edhe fëmijë.

Nga ana tjetër hetimi i Xhorxhias, si dhe një hetim i Departamentit Amerikan të Drejtësisë për ndërhyrjen e pretenduar të Trump në zgjedhjet e vitit 2020, shihen si kërcënimet më serioze ligjore për ish-presidentin.

Related Articles

Back to top button