Lajme

Aksion ndërkombëtar, gjatë gjithë javës policia do të shtojë kontrollin me radar

Aksioni ndërkombëtar që synon zbulimin e kundërvajtjeve të shpejtësisë po zhvillohet nga data 17 deri më 23 prill, në 30 vende evropiane, anëtare të Rrjetit Evropian të Policisë Rrugore (ROADPOL).

Policia rrugore e MPB-së do të përdorë çdo ditë të gjitha pajisjet në dispozicion për matjen e shpejtësisë – radarë dore, radarë në sistemet e video-mbikëqyrjes dhe aparate për matjen e shpejtësisë në përgjues, ndërsa shpejtësia mesatare e automjeteve do të matet në autostrada.

“Kujtojmë se për të mbrojtur sigurinë e këmbësorëve, shpejtësia do të matet edhe në zonat e kalimit të këmbësorëve”, njofton MPB.

Në kuadër të këtij aksioni, ditën e premte, më 21 prill, do të mbahet “Maratona e Shpejtësisë” në të gjithë Evropën, ku shpejtësia do të matet vazhdimisht për 24 orë në të gjitha rrugët më të rëndësishme rrugore.

Related Articles

Back to top button