Lajme

Pas takimit, punetorët i kërkojnë drejtorit të Çerdhes 8 Marsi dorëheqje morale

Punëtorët e Entit parashkollor “8 marsi” sot, janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, për të diskutuar për gjendjen aktuale dhe bllokadën e fundit të pagave.

Diskutim mbi veprimet manipuluese dhe korrupte të drejtorit të 8 Marsit, duke e kthyer Institucionin në shërbim të PVD-së, për punësime partiake, pa asnjë kriter apo konkurs. Kështu, duke i shfrytëzuar punonjësit dhe fëmijët për të çuar përpara kauzat politike të PVD-së përmes institucionit të vetëm që ata kontrollojnë dhe në këtë formë duke çuar në bllokadë të gjithë institucionin, për të shumtën herë.

Punëtorët do të paguhen brenda një ore nëse drejtori do të përmbushte detyrat e tij ligjore sot – i tha kryetari Shqiprim Arifi

Pas takimit dhe diskutimeve u njoftuam se punonjësit e Entit parashkollor kanë kërkuar dorëheqjen morale të drejtorit Bejzad Asllani.

Related Articles

Back to top button