Zyrtare: Në Preshevë jetojnë 33.349 banorë
Enti statistikave sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në muajin Tetor 2022 për banorët rezident.
Sipas rezultateve përfundimtare në Preshevë banor rezident janë 33.349.
Nga ky numër të deklaruar: shqiptarë janë 31.340 (gjinis mashkullore 15.608, gjinia femrore 15.732), serb 1.607, boshnjak 3, bugar 2, goran 27, jugoslav 1, maqedonë 6, gjermanë 2, rom 219, ukrainas 1, kroat 1, malazez 1, të tjerë 7, 15 përkatsisë regjionale, të padeklaruar 4 dhe 15 të panjohur.
Në Bujanoc janë 41.068 banor. Prej tyre shqiptarë 25.465 (gjinia mashkullore 12.727, gjinia femrore 12.738).
Në Medvegjë nga numri i përgjithshëm i banorëve prej 6.360, shqiptarë janë 905 (gjinia mashkullore 477, gjinia femrore 428).
Në brendësi të Serbis jetojn edhe 3.977 shqiptarë.
Numri i përgjithshëm i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nga regjistrimi fundit del të jetë 61.687 (gjinis mashkullore 30.942, gjinia femrore 30.745) banor rezident ose 0.93% nga numri i përgjithshëm i popullsisë prej 6.647.003.