Njoftim i rëndësishëm nga Moravica për qytetarët dhe bizneset
Ndërmarrja publike “Moravica” njofton dhe kërkon nga qytetarët e komunës sonë, që t’i përmbahen rregullave të hedhjes së mbeturinave në kontenierë dhe kanta.
Jo çdo lloj mbeturine, mund të hidhen në kontejnerë apo të lihen në afërsi të tyre, pasi NP Moravica është e angazhuar të bëjë grumbullimin dhe largimin vetëm të mbeturinave komunale, nga amvisëritë dhe bizneset lokale.
Qytetarëve apo bizneseve nuk i lejohet hedhja e mbetjeve që rrezikojnë funksionin normal të makinerive, siç ishte rasti i fundit i hedhjes së kockave të kafshëve të mëdha, apo edhe rastet e hedhjes së drunjëve nga krasitja e pemëve, hedhjen e kolltuqeve apo shporetëve, pasi të njëjtat n’a kanë shkaktuar dëm material në prishjen e pajisjeve hidraulike të kamionit, për shkak të fortësisë dhe formës që kanë, duke n’a shkaktuar defekt me dëm material në shumë prej 400.000 dinarësh, për riparimin e kamionit transportues.
Ju paralajmërojmë që nëse rastet e tilla përsëriten prap nga qytetarët apo bizneset tona lokale, që të hidhen mbeturina të tilla, në të ardhmen do të detyrohemi të njejtat të mos i marrim dhe t’ua lëmë në afërsi të shtëpive apo vendeve ku hidhen ato.
Ju falemnderit për mirëkuptimin tuaj!