Lajme
Arifi ia lëshon rrogën puntorëve të çerdhes, thotë se nuk do të lejojë ky institucion të bëhet vegël e PVD-së
“Pas takimit me punëtorët, si zgjidhje e përkohshme, sot iu është ekzekutuar paga”
Krejt çka kemi kërkuar është që, udhëheqësit e çerdhes “8 Marsi”, të kenë bashkëpunim me Komunën e Preshevës si themelues të këtij institucioni dhe të punohet në bazë të procedurave ligjore. Ne nuk jemi për bllokadë por as nuk lejojmë që ky institucion të bëhet vegël e PVD-së dhe të mbajë peng punëtorët për interesa të tyre.
Uroj që në vazhdim të shoh një reflektim mbi këtë çështje, në mënyrë që mos të krijohen probleme të tilla që janë të ndaluara ligjërisht.