Ja cila ulëse në makinë është më e rrezikshme dhe cila është më e sigurta në rast aksidenti
Shpesh mendohet se pasagjeri është ai që ka më shumë gjasa të vdesë në një aksident.
Statistikat e aksidenteve rrugore, për fat të keq, janë të sakta. Analiza e plotë mund të çojë në njohuri të rëndësishme kur bëhet fjalë për sigurinë, dhe kjo është një prej tyre.
Shpesh mendohet se pasagjeri është ai që ka më shumë gjasa të vdesë në një aksident. Por organizata belge e sigurisë rrugore VIAS pretendon se nuk është kështu.
Instituti VIAS tregon se drejtuesi i makinës është më i prekshëm se pasagjerët e tjerë. Shoferi është i ekspozuar ndaj rrezikut të vdekjes në një aksident trafiku 37 për qind më shumë se një pasagjer, madje 47 për qind më shumë se ata që ulen në sediljet e pasme, shkruan portali gocar.be.
Vendi më i sigurt në një makinë është në mes të sediljes së pasme. Është kusht që të ketë rripin e sigurimit me tre pika dhe ta përdorë pasagjeri në mjet.
Në këtë rast, shanset për të mbijetuar të personit të ulur në mes rriten me 25 për qind në krahasim me dy pasagjerët e mbetur në sediljen e pasme.