Lajme

Të gjithë sytë nga qielli, ja kur do të ndodhë eklipsi hënor

Me 5 maj të gjithë do t’i mbajmë sytë nga qielli, për të parë eklipsin hënor.

I quajtur eklipsi penumbral, (kur hëna kalon perms pjesës së jashtme të hijes së Tokës) do të mund ta shohim në vendin tonë në orën rreth orës 19:50, këtë të premte. Hëna do të errësohet pak, por jo plotësisht si në një eklips total.

Sipas faqes “Time and Date”, eklipsi hënor do të jetë i dukshëm në Afrikë, Azi, Australi dhe në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, përfshirë dhe Shqipërinë.

Eklipsi i majit do të jetë i pari nga dy që presim për vitin 2023. Eklipsi tjetër hënor do të ndodhë më 28 tetor 2023 dhe do të jetë një eklips i pjesshëm që do të jetë i dukshëm kryesisht në Afrikë, Evropë dhe Azi.

Related Articles

Back to top button