Shkencëtarët në frikë: A kërcënohemi edhe ne nga sëmundjet vdekjeprurëse tropikale?
Shkencëtarët gjermanë kanë paralajmëruar se sëmundjet tropikale të transmetuara nga insektet mund të jenë një kërcënim i madh për popullsinë në Evropë në të ardhmen.
Sipas tyre, shkak për këtë është rritja e temperaturës, pra ndryshimi i klimës. Shkencëtarët nga Universiteti Goethe në Frankfurt besojnë se rritja e temperaturës u përshtatet insekteve nga rajonet tropikale dhe subtropikale, prandaj klima në Evropë do t’u përshtatet më shumë atyre.
Sipas mediave, ndër insektet që mund të transmetojnë sëmundje infektive është mushkonja tigër aziatike, e cila mund të transmetojë te njerëzit denge, chikungunya, ethet e verdha dhe virusin Zika.
Insekti është me origjinë nga zonat aziatike, por për shkak të rritjes së temperaturave, tashmë mund të gjendet në disa pjesë të Evropës, ndër të tjera është zbuluar edhe në Serbi.
Shkencëtarët gjermanë besojnë se është e nevojshme të edukohen mjekët për vaksinimin, diagnostikimin dhe terapinë për trajtimin e këtyre sëmundjeve të rrezikshme infektive tropikale që mund të çojnë në vdekjen e njerëzve.