Lajme

Presidentja e Hungarisë në Tiranë: Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e paqes

Nga Tirana, në konferencën për shtyp të zhvilluar me Begajn, presidentja e Hungarisë, Katalin Novak i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të gjejnë rrugën e paqes.

“Ju përshëndes përzemërsisht. Në radhë të parë dua të falënderoj për mikpritjen. Jam i lumtur që jemi në Tiranë, është i rëndësishëm ky takim për mua në Shqipëri. Gjatë këtij viti jam përpjekur të jem aktive në mënyrë diplomatike. Ballkani është shumë i rëndësishëm se është peng i sigurisë së Europës. Paqja në Ballkan është e rëndësishme për sigurinë e BE. Do i mbështesim në integrimin në BE. Dua të theksoj 5 tema që folëm, integrimi euroatlantik, luftën në Ukraine, bashkëpunimin ekonomik, emigimin ilegal dhe demografinë. Në radhë të parë, në lidhje me Ballkanin, më e rëndësishëm është stabiliteti. Gjatë kësaj kohe Ballkani Perëndimor është një rajon ku shumë shpejt mund të përshkallëzohet situata si në Bosnje, si një Kosovë. Bashkë me Begaj jemi interesuar në depërshkallëzim dhe kemi parasysh paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit. Përpiqemi që ndërmjet dialogut të mbështesim paqen dhe integrimin e vendeve të rajonit. Kemi mbi 400 trupa në Kosovë në KFOR. Kanë qenë guximtarë, shpresojmë të mos ketë më një situatë të tillë, të qetësohet sa më shpejt dhe të gjejnë rrugën drejt një paqeje afatgjatë”, tha ajo.

Related Articles

Back to top button