Lajme
Vendosja e shtyllave metalike në trotuar drejt fazës përfundimtare të punimeve
Jave me pare filloi projekti per çlirimin e trotuareve nga makinat ne menyre qe kembesoret te ecin lirshem dhe te sigurt gjate levizjes ne qytetin e Presheves.
Ky projekt ka perfshije rrugen kryesore ne Presheve nga shkolla fillore deri tek komuna e Presheves ne te dy anet e rruges.
“Vendosja e shtyllave metalike në trotuar drejt fazës përfundimtare të punimeve!
Me këtë jemi një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe organizimit të hapësirave urbane për këmbësorët që lëvizin në qytet. Ec sigurt” ka shkruar i pari i Presheves.
Kujtojme se qytetaret e kane pritur shume mire kete vendim.