Alergjia ndaj polenit do të bëhet pak më e lehtë: Një ekspert zbulon një truk për të lehtësuar simptomat
Alergjia ndaj polenit është një nga më të përhapurat kur moti është i këndshëm.
Një numër i madh njerëzish e kanë problem dhe simptomat kryesore janë hundët e mbytura, lotimi i syve, por edhe teshtitja dhe dhimbja e fytit.
Thuhet se në pothuajse një të tretën e rasteve, kjo alergji është aq e fortë sa që kërkon një ndryshim të plotë të stilit të jetesës gjatë pranverës dhe verës.
Në një mënyrë tjetër, ky quhet edhe rinitit alergjik dhe zakonisht shfaqet në moshë të hershme, ndonëse tani janë të shpeshta rastet që shfaqet edhe në moshë të vonë.
Ashtu si me çdo alergji tjetër, mënyra kryesore për të mbrojtur veten është të shmangni sa më shumë alergjenin, gjë që është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por eksperti i gjumit Sami Margo zbuloi një truk të vogël.
Duhet të mbushni një çorape të pastër me oriz dhe ta vendosni në mikrovalë për 30 sekonda, më pas ta vendosni mbi ballë dhe sy, vetëm sigurohuni që të mos jetë shumë e nxehtë. Kjo do të lehtësojë presionin në sinuset e shkaktuar nga alergjia ndaj polenit dhe për këtë arsye do t’ju japë të paktën një lehtësim nga simptomat tuaja.