Lajme
Nga nesër mund të paguani me TAG të Serbisë në autostradën e Maqedonisë
Sistemi për pagesën e përbashkët elektronike të tarifave në autostradë duke përdorur “tag” gjatë udhëtimit drejt Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë i ka kaluar me sukses të gjitha testet, është gati për përdorim dhe është funksional, njoftoi Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
I shpallur në shtator 2021 si pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”, ndërsa data e fillimit të aplikimit është 1 korriku i këtij viti.
Ai do të funksionojë në mënyrë që, në vend që të ndalojnë ose blejnë një pajisje ose kartë shtesë, shoferët nga të dy vendet do të mund të paguajnë tarifat si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Serbi me një pajisje tag.