Iu shkëput koka nga trupi, mjekët bëjnë mrekulli me 12-vjeçarin
Kirurgët në Izrael kryen një operacion të pabesueshëm duke arritur të ‘ngjisnin’ kokën e një djali pasi ai u godit nga një makinë ndërsa po ngiste biçikletën e tij, njoftoi spitali i Jerusalemit këtë javë.
Suleiman Hassan, një palestinez 12-vjeçar, pësoi atë që njihet si një prerje e brendshme e kokës, me kafkën e tij që u shkëput nga rruazat e sipërme të shtyllës kurrizore – i njohur zyrtarisht si një dislokim dypalësh i nyjeve okupitale atlanto, sipas ‘The Times’ të Izraelit. Ai po ngiste biçikletën kur një makinë e goditi. Djali u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Hadassah dhe u fut menjëherë në operacion në njësinë e traumës.
Mjekët thanë se koka e tij ishte “pothuajse tërësisht e shkëputur nga baza e qafës”. Dr. Ohad Einav, specialisti i ortopedisë që drejtoi operacionin, tha se procedura zgjati disa orë dhe kërkoi që mjekët të përdornin “pllaka të reja dhe fiksuese në zonën e dëmtuar”.
“Arritëm ta shpëtonim djalin falë njohurive tona dhe teknologjisë më inovative në sallën e operacionit,” tha Einav, duke shtuar se ekipi “luftoi për jetën e djalit”. Einav dhe ekipi i tij thanë se Hassan ka një shkallë parashikimi të mbijetesës prej vetëm 50% dhe shërimi i tij nuk është asgjë më pak se një mrekulli.