Lajme

Shqipëria perla e fshehur e Mesdheut/ Mediat skoceze dhe amerikane rekomandojnë Shqipërinë për turizëm

Shqipëria, një nga 10 vendet më të mira për t’u eksploruar nga skocezët. Me këtë titull e nis artikullin e saj kushtuar turizmit, gazeta skoceze “The Herald”. Për skocezet, Shqipëria është klasifikuar si perla e fshehur e mesdheut.

“E anashkaluar prej kohësh, Shqipëria tani po shfaqet si një destinacion unik dhe emocionues për turistët skocezë, falë disponueshmërisë së shtuar të fluturimeve.Si një nga perlat e fshehura të Evropës, ky vend ballkanik mbetet kryesisht pa turma, duke ruajtur një autenticitet të humbur shpesh në destinacione më të njohura.”-shkruhet me tej në artikull.

Përzierja e plazheve mesdhetare, me rërë dhe guralec, arkitektura osmane dhe peisazhet mahnitëse malore, janë ato që mund të eksplorohen nga turistët. Në artikull të gjitha të pjekura për eksplorim.

Shkrimi i “The Herald” vijon më tej me “Dhjetë Mrekullitë e Shqipërisë”, nga zonat bregdetare, deri në në pikat e nxehta historike. Gazeta dhe ëebsite më i vjetër në Skoci shkruan se Shqipëria është një mikrokozmos i vërtetë i Mesdheut, që përfshin plazhe të pacënuara, monumente historike dhe jetë nate të gjallë brenda kufijve të saj. Artikulli ndalet në plazhet e Dhërmiut, që u ofron vizitorëve rërë të bardhë të pacenuar, ujëra të pastër kristal dhe bukuri natyrore të paprekur. Për të vijuar më pas me Beratin, qytetin e UNESCO-s, Butrintin, por edhe Piramidën e Tiranës tashmë të transformuar.

Por jo vetëm kaq, një tjetër agjenci digjitale turistike është ndalur tek turizmi shqiptar që e cilëson si “Maldivet e Europës, dhe shumë pak e kushtueshme për t’u vizituar.

“Travel of path” shkruan se Mesdheu është destinacioni veror i preferuar për miliona amerikanë. I famshëm për ujërat e tij kristal të pastër, fshatrat piktoreske bregdetare dhe kombet tepër të lashta, rajoni po përgatitet për një rritje rekord të turizmit këtë sezon.

Plazhi i vogël i Ksamilit është cilësuar si “Maldivet e Europës”, që amerikanët duhet ta vizitojnë patjetër këtë vit dhe që sipas “The Travel of Path” po njeh një rritje shumë të madhe turistësh.

Linku i artikullit:

https://www.heraldscotland.com/life_style/food_and_drink/23648529.unearthing-albania-top-10-destinations-scottish-explorer/

Related Articles

Back to top button