Lajme

Takimi me liderët e rajonit, Rama: Po përgatitet një plan mbështetje financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor! Në fokus të bisedimeve raportet me BE-në

Kryeministri Rama është duke zhvilluar një konferencë me gazetarët për atë çka u bisedua sdot në takimin informal me liderët e Rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Njoftoj për t’iu informuar se Shqipëria do të mirëpresë samitin e parë të Procesit të Berlinit jashtë BE në tetor dhe për këtë ne u angazhuam me kancelarinë në Gjermani por edhe me aktorë të tjerë në mënyrë që ky samit të shërbejë për të hedhur një hap të rëndësishëm më tutje në raport me ato që PB ka në bazën e vet.

Lehtësimet e vazhdueshme në ndërveprimin mes vendeve të BP por edhe për të hedhur një hap të rëndësishme me raportet tona me BE. E për këtë të dytën ne ishim sot në Tiranë edhe me Varhelyin. Dhe, për këtë diskutuam.

Prej sa kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në raport me Ballkanin Perëndimor në aspektin e hendekut që ekziston mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh jo vetëm këtë pasojë dhe kontekstin e përgjithshëm dhe të gjitha sfidat që janë sot të përbashkëta. Ne jemi përpjekur që, të krijojmë një tjetër qasje. Që do të thotë, paralelisht me procesin e negociatave, të kemi një mbështetje ekstra financiare dhe ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.”- thotë Rama.

Related Articles

Back to top button