Lajme
Presheva mbushet me bashkatdhetarë, rrugët e qytetit me plotë vetura
Për t’i kaluar pushimet pranë më të dashurve, bashkatdhetarët janë kthyer në vendlindje, e kete vit eshte edhe Kurban Bajrami feste te cilen bashkatdhetaret e presin ne vndlindjet e tyre.
Ardhja e shumtë e mërgimtarëve ka bërë që herë pas here të ketë pritje të gjata ne komunikacion në rrugën kryesore nga të qytetit, shkruan Presheva.AL
Për të anashkaluar këto pritje disa nga qytetarët janë duke përdorur si alternativë, rrugët dytësore të qytetit.
Ndryshe, mërgimtarët për të arritur në vendlindje janë detyruar të presin me orë të tëra në pikë kalimet kufitare, derisa Policia vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare për të mos shkaktuar tollovi, por radhët janë shtuar ditët e fundit.