Lajme

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, plagoset me armë 51 vjeçari

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri pas një sherri të ndodhur me në bashkëkombas të tij në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se sherri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paxos. Ndër të tjera në media thuhet se fillimisht dy bashkatdhetarët kanë debatuar, më pas janë përleshur fizikisht derisa sherri ka degraduar në nxjerrjen e armës dhe plagosjes rëndë të 51-vjeçarit.

Ai i dërgua në spitalin e Igumenicës në gjendje të rëndë, ndërsa policia po kërkon në ishull për të arrestuar autorin e dyshuar.

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, por policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes për ndonjë ngjarje më të hershme mes dy shqiptarëve.

Related Articles

Back to top button