Lajme

”E frymëzuar politikisht”, Trump reagon pas aktakuzës së re

Ish presidenti amerikan, Donald Trump pohoi në një intervistë për mediat amerikane se akuzat e ngritura kundër tij në Georgia janë të frymëzuara politikisht. Prokurorët e shtetit amerikan thonë se ish presidenti dhe 18 të tjerë, përfshirë avokatët e tij, tentuan të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

“Kjo aktakuzë e frymëzuar politikisht, e cila mund të ishte ngritur afër tre vjet më parë, ishte përshtatur për t’u vendosur në mes të fushatës sime politike” tha Trump. Ai tha se Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani ëillis “duhet të fokusohet tek njerëzit që manipuluan zgjedhjet e 2020-ës, jo tek ata që kërkojnë një përgjigje për atë që ndodhi”.

“Ashtu siç e ka lejuar Atlantën të shkojë në ferr me gjithë krimin dhe dhunën e saj, po ashtu edhe Joe Biden ka lejuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shkojnë në të njëjtin vend me miliona njerëz që pushtojnë vendin tonë, inflacionin, ekonominë e keqe”, tha Trump për Fox Neës Digital.

Kjo është aktakuza e katërt me të cilën përballet Trump. Ish-presidenti, i cili synon që të rimarrë sërish drejtimin e Shteteve të Bashkuara, tashmë është akuzuar në tre raste të veçanta këtë vit. Ai mohon çdo akuzë dhe thotë se janë të motivuar politikisht.

Related Articles

Back to top button