Lajme

7 frikërat më të mëdha që kemi dhe mënyrat se si duhet t’i kalojmë ato

Vdekja

Mos ki frikë të vdesësh. Ki frikë të mos jetosh jetën që duhet të jetoje. Kur e jeton jetën me kënaqësi dhe në maksimum, do të jesh tepër i zënë për të menduar çdo gjë tjetër përveç vdekjes.

E ardhmja

Mendo se duke mos e ditur se çfarë të pret, e ardhmja do të rezervojë gjëra të mira për ty. Ajo që ke tani, në këtë moment, është e tashmja. Ndaj, nëse je duke lexuar këto rreshta, je i lirë të mendosh dhe ta kalosh kohën, siç e mendon më të arsyeshme. Pse shqetësohesh për të ardhmen? Ky moment që po jeton tani, i përket së tashmes dhe nuk do të kthehet më, ndaj jetoje këtë moment në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të mos gjesh dashurinë

Dua të të tregoj mënyrën e duhur për të gjetur dashurinë e vërtetë. Duaje veten tënde fillimisht. Nëse nuk e do personin që je, askush tjetër nuk do ta bëjë për ty. Në momentin që do të ndihesh mirë dhe me vetëbesim për veten, do t’i tërheqësh të tjerët si me magnet. Fillo me pranimin e vetes dhe gradualisht ndërtoje dashurinë për veten. Jeta nuk është konkurs popullariteti. NUk ke nevojë për shumë miq. Një ose dy miq të mirë janë të mjaftueshëm, ndaj mos u përpiq të bësh për vete sa më shumë njerëz duke harruar të respektosh dhe të duash veten.

Të mos gjesh pasionin tënd

Mos u dëshpëro nëse nuk gjen diçka që të të pëlqejë. Duhet të argëtohesh teksa kërkon për pasionet e tua. Ka ende plot njerëz të lumtur mbi të 50-at, të cilët akoma nuk e dinë se cilat janë gjërat që pëlqejnë të bëjnë në jetën e tyre.

Përkushtimi dhe dështimi

Përkushtimi është një pjesë e rëndësishme e karakterit të disa personave. Nuk mund të ndërtosh asgjë me vlerë pa të. Frika shkakton dështimin. Nuk mund të investosh askund me bindjen se do të dështosh. Por mos e mendo dështimin, mendo për planin tënd drejt suksesit. Asgjë e veçantë nuk ndërtohet për të dështuar.

Refuzimi

Lajmi i keq është se shumicës së njerëzve nuk pëlqen. Lajmi i mirë është se ata s’mund t’i bëjnë shumë keq vetes tënde apo ideve të tua. Kështu që njerëzit që të interesojnë, por që të kanë refuzuar hapur, nuk ia vlejnë. Investo në personat që investojnë për ty. Mund të jetë një apo dy, disa herë mund të mos kesh asnjë pranë, por gjithsesi edhe vetja jote është e mjaftueshme për të kaluar bukur.

Besimi

Nëse besimi yt të tremb, diçka nuk shkon mirë. Nëse besimi yt të bën të frikësohesh për ndonjë etni, person apo besim tjetër, ndoshta ke zgjedhur të besosh doktrinën e gabuar. Mos e mendo se është diçka e rëndë të të ndalohen gjëra nga besimi yt. Në çdo besim ato gjëra që të ndalohen, janë ato që nuk janë aq të mira për t’u bërë ndaj duhet të heqësh dorë prej tyre. Ndërsa kalon netë zgjuar duke menduar për problemet e tua, besimi yt duhet të të falë rehati dhe qetësi, jo faj, urrejtje apo frikëra.

Related Articles

Back to top button