Lajme

Në fshatin Bukuroc vetura shkel një biciklist

Dje pas orës 18:00 në fshatin Bukuroc të Preshevës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të tipit Fiat dhe një biçiklete elektrike.

Në aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i biçikletës elektrike (28 vjeç) i cili ka rënë nga rruga dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Drejtuesi i biçikletës elektrike është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vranjës, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Policia rrugore ka kryer hetime me urdhër të prokurorit.

Related Articles

Back to top button