Në periudhën Janar-Shtator në kufirin e Preshevës kanë kaluar 6.8 milion pasagjerë dhe 1.7 milion automjete
Jane publikuar rezultatet e punes se departamentit te policise ne Vranje ne Periudhen Janar – Shtator 2023.
Në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë kaluar 6,791,702 pasagjerë dhe 1713846 automjete. Edhe pse intensiteti i trafikut është rritur, koha e pritjes është ulur në krahasim me vitet e kaluara. Në pikën kufitare Prohor Pçinjski është rritur intensiteti i trafikut, por vonesat nuk kanë qenë të gjata.
Në vendkalimet kufitare Ribarci dhe Strezimirovci drejt Republikës së Bullgarisë, qarkullimi i automjeteve dhe udhëtarëve ka vazhduar pa probleme me vonesa të vogla në GP Strezimirovci gjatë sezonit turistik, ndërsa në GP Ribarca nuk ka pasur vonesa.
Qarkullimi i pasagjerëve dhe automjeteve në vendkalimet e përbashkëta dhe pikat e kontrollit të sigurisë drejt Kosovës është zhvilluar rregullisht, pa vonesa.