Nëse ju ndalon policia dhe nuk keni gomat e dimrit, gjoba deri në 20.000 dinarë
Përkundër motit të mirë, ligji është i qartë – gomat e dimrit janë të detyrueshme nga 1 nëntori, ndërsa gjobat për shoferët që nuk i kanë deri në 20 mijë dinarë.
Agjencia për Siguri në Komunikacion ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të përfitojnë nga kushtet e favorshme atmosferike dhe të ndërrojnë gomat në kohë. Drejtuesit duket se respektojnë rregullat sepse punishtet e vullkanizimit janë shumë të mbushura me njerëz.
Agjencia për Siguri në Komunikacion u kujton drejtuesve të mjeteve detyrimin ligjor që automjeti duhet të ketë të instaluara gomat dimërore në periudhën nga 1 nëntori deri më 1 prill, nëse në rrugë ka borë ose akull, por edhe që gomat e dimrit rekomandohen edhe kur rrugët janë të thata, nëse temperaturat janë më të ulëta se shtatë gradë.
Gjatë periudhës së ndërrimit të gomave, drejtuesve të mjeteve rekomandohet që të mos vendosin goma dimërore vetëm në rrotat e përparme.
Nëse gomat vendosen vetëm në boshtin e përparmë, kjo mund të shkaktojë lehtësisht rrëshqitjen e makinës dhe kthimin e mjetit gjatë kthesës.
Nga ana tjetër, nëse vendosen vetëm në boshtin e pasmë, mund të ndodhë që gjatë një kthese gomat e përparme të humbasin kapjen dhe automjeti të vazhdojë drejt.
Prandaj, është shumë e rëndësishme t’i vendosni ato në të katër rrotat.
Sipas Ligjit për siguri në komunikacion, nga 1 nëntori deri më 1 prill, shoferët janë të obliguar që në veturën e tyre t’i kenë të katër gomat e dimrit.
Jo vetëm, siç thuhet, në rrotat lëvizëse, por në të katër gomat e dimrit nëse ka borë, akull në rrugë.