Lajme

Preshevës iu shtua edhe një hafëz i ri, Bilent Jakupi nga Bushtrani

Sot, në një atmosferë festive, mes recitimit të ajeteve të Kuranit, në sallën e shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” u përurua hafëzi i ri, Bilent Jakupi.

37 vjeçari nga Bushtrani, Bilent Jakupi është hafëzi më i ri i Preshevës, i cili e ka mësuar Kuranin përmendsh dhe ka përfunduar hifzin me sukses të plotë para muhafizit, drejtorit të shkollës së hivzit të Kuranit “El Hidaje, hafëz Orhan Ademi. Bilent Jakupi memorizimin e Kuranit e filloje në moshën 32 vjeçare dhe i zgjati 5 vite.

Komisioni i memorizimit të kuranit ishte: Abdulkerim Ebibi, Vesim Avdiu, Suat Shabani dhe Agon Mehmeti si dhe muhafizi i kandidatit, Orhan Ademi.

Në këtë manifestim madhështor morën pjesë shumë besimtarë musliman nga Lugina.

Related Articles

Back to top button