Berlini “nuk fal” Serbinë: Të hetohen zgjedhjet, në Beograd fitonte opozita
Berlini nuk e lë të harrohet çështjen e zgjedhjeve serbe.
Deputetë të partive në pushtet në Gjermani deklaruan se presin hetim të zgjedhjeve të fundit, të shumëkontesuara në vend. Vëzhguesit e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi kërkuan në seancën e Komitetit Evropian të Bundestagut gjerman një verifikim gjithëpërfshirës për manipulimet e supozuara zgjedhore. Ishte Viola von Cramon, deputete e të Gjelbërve në BE dhe njëkohësisht, raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian, që insistoi është në interesin gjerman dhe atë europian që “mashtrimi masiv zgjedhor” të hetohet nga një mision i pavarur vëzhgues ndërkombëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE.
Pas seancës së Komisionit të Bundestagut, ajo mori pjesë dhe në debatin për Serbinë në Parlamentin Europian. Deputeti i të Gjelbërve në Bundestag, Boris Mijatovic, i cili ishte edhe vetë vëzhgues i zgjedhjeve në Serbi, i raportoi Komitetit të Parlamentit gjerman për sulme ndaj monitoruesve ndërkombëtarë, ndërsa i cilësoi zgjedhjet si “jo të lira dhe jo të ndershme.”
Dominimi i presidentit Aleksandar Vuçic ka qenë shumë i madh, u shpreh ai, teksa theksoi se verifikimi i listave zgjedhore është i domosdoshëm, por duke nenvizuar në të njëjtën kohë që ky verifikim të mos kryhet nga gjyqësori serb. Në një deklaratë të përbashkët të partive në pushtet në Gjermani theksohet se të paktën në Beograd, opozita kishte shanse reale për të fituar dhe insiston sipas DW, që zgjedhjet lokale aty të përsëriten.