Lajme

Restorantet më të lira ndodhen në këto vende

Në faqen “World Statistics” është publikuar një pasqyrë e çmimeve të vakteve në restorante të lira sipas shteteve në botë dhe më e shtrenjta është Zvicra, me një mesatare prej 28.99 dollarë.

Në anën tjetër të listës është Nigeria, ku çmimi mesatar i një vakti në një restorant të lirë kushton 1,48 dollarë.

Ndër më të shtrenjtat janë Danimarka, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Luksemburgu, Belgjika, Norvegjia dhe Britania e Madhe, ku do t’ju duhet të shpenzoni 18 ose më shumë dollarë për një vakt mesatar në një restorant të lirë.

Nga vendet përreth, Maqedonia e Veriut është pak mbi BiH me një mesatare prej 5.29 dollarë, e ndjekur nga Kroacia me një mesatare prej 10.84 dollarë.

Në fund të listës me çmimet mesatare më të ulëta janë Pakistani, Bangladeshi, Nepali, Indonezia, Vietnami, Algjeria, Malajzia, Sri Lanka, Tajlanda dhe Bolivia, India, Kenia, ku çmimi mesatar i një vakti në një restorant të lirë është rreth 3 dollarë.

Related Articles

Back to top button