Lajme
Arrestohet në Preshevë për kontrabandë me njerëz
Anëtarët e MPB-së në Preshevë arrestuan A. M. (1985) nga Tutini, për shkak të dyshimit se kishte kryer një vepër të kundërligjshme të kalimit të kufijve shtetërorë dhe kontrabandë të njerëzve.
Patrulla e policisë rrugore në autostradën afër Preshevës ka gjetur pesë migrantë të parregullt në një veturë tip “Ford” të drejtuar nga i dyshuari.
Me urdhër të prokurorit publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.