Lajme

Pasaporta e Maqedonisë nuk është e vlefshme që nga mesnata, kush është jashtë vendit ja çka duhet të bëjë

Në Maqedoninë e Veriut, periudha kalimtare prej pesë vitesh do të skadojë në mesnatë, domethënë pasaportat me emrin e vjetër të vendit do të pushojnë së vlefshmi.

Përveç pasaportës, asnjë dokument për përdorim ndërkombëtar në të cilin figuron “emri i vjetër” i vendit nuk do të jetë i vlefshëm.

Qytetarët e Maqedonisë që janë jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me dokument udhëtimi të lëshuar në zyrat diplomatike-konsullore.

Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fuqi më 12 shkurt 2019 dhe sipas saj, pasaportave me emrin e vjetër të vendit skadon pesë vjet më vonë, pra më 12 shkurt të këtij viti.

Marrëveshja e Prespës u nënshkrua më 17 qershor 2018 dhe ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut u votuan në Kuvend më 11 janar 2019.

Pas publikimit të ndryshimeve në Fletoren Zyrtare në shkurt 2019, afati pesëvjeçar filloi të rrjedhë në përputhje me Marrëveshjen.

Related Articles

Back to top button