WhatsApp ‘me dorë të hekurt’, ja çfarë duhet të dini për opsionin e ri
WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur që të bëni ‘screenshot’ foton e profilit të dikujt. Platforma e mesazheve hoqi mundësinë për të shkarkuar dhe ruajtur fotot e profilit në vitin 2019, por që atëherë, një zgjidhje ka qenë opsioni ‘screenshot’.
Kjo do të thotë se imazhet mund të përdoren pa pëlqimin e pronarit, edhe për qëllime keqdashëse, ndoshta duke krijuar një profil të rremë ose duke e shpërndarë.
Megjithatë, tani, versioni më i fundit beta i WhatsApp për Android nuk e lejon më këtë.
Përdoruesit që përpiqen të bëjnë ‘screenshot’ përballen me një ekran të zi dhe një mesazh që thotë “Nuk mund të bëhet screenshot për shkak të kufizimeve të aplikacionit”. Kjo është e ngjashme edhe me platformën ‘streaming’, Netflix.
Opsioni i ri heq boshllëkun e mëparshëm. Megjithëse përdoruesit mund të kapin një imazh duke përdorur një telefon tjetër, kjo nënkupton se mund të mos jetë një foto e lejuar.