Një medikament i njohur që u përmend shumë gjatë pandemisë Covid po tërhiqet urgjentisht nga tregu
Një medikament i njohur që u përmend shumë gjatë pandemisë Covid po tërhiqet urgjentisht nga tregu. E kemi fjalën për ilaçin ivermectin, i cili është i njohur edhe tek ne.
Kompania Medika, distributore e ilaçit krem Soolantra (ivermectin), në bashkëpunim me Agjencinë për Barna dhe Produkte Mjekësore të Republikës së Kroacisë, po tërheq nga tregu kroat serinë 2414239A të atij ilaçi.
Tërheqja bëhet deri në nivelin e farmacisë. Procedura e tërheqjes kryhet për shkak të një defekti cilësor që lidhet me kontaminimin që nuk përbën rrezik për shëndetin.
Më tej thuhet se ivermectina do të jetë në dispozicion me kërkesë të institucionit shëndetësor ose për rastet e nevojshme të trajtimit me recetë individuale.
Tabletat Ivermectin janë miratuar në BE për trajtimin e disa infeksioneve të krimbave parazitarë, ndërsa preparatet e lëkurës ivermectin janë miratuar për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës si rosacea. Ivermectin është miratuar gjithashtu si një ilaç veterinar për përdorim kundër parazitëve në një gamë të gjerë speciesh shtazore.
Ilaçet që përmbajnë ivermectin nuk janë të miratuara për përdorim kundër sëmundjes Covid-19, megjithëse njerëzit i blenë ato në farmaci gjatë pandemisë. Studime të shumta kanë treguar se ivermectina nuk shëron Covid-in dhe as nuk ndihmon në zbutjen e simptomave.