Lajme
Temperatura deri në 25 gradë! Sot një ditë me diell dhe…
Qarkullimi anticiklonar i Azoreve dhe ai afrikan që ka mbërthyer një pjesë të madhe të Ballkanit dhe jo vetëm prej disa ditësh tashmë do të bëjë që edhe për ditën e sotme mbi vendin tonë të dominojnë kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë i kthjellët me orë të gjata me diell, ndërsa vranësirat të pakta në formën e reve të mesme dhe të larta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.
Momentalisht është me diell me temperaturë 18°C.
Era veriperëndimore po fryn me shpejtësi 6 km/h. Lagështia e ajrit është 64%. Mbulesa e reve është 17%, me një indeks UV prej 5 dhe një presion ajri prej 1029 mbar. Dukshmëria është 10 km.