Lajme

Më mirë kafe apo makiato? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Shumë prej nesh mëngjesin e nisim me kafe. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Por ka disa që e pinë kafenë shqeto, të tjerë me qumësht. Një pyetje lind natyrshëm, si është më mirë ta pimë kafen, me apo pa qumësht?

Një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë. Përmbajtja e këtyre të dyjave rritet në varësi të sasisë dhe llojit të qumështit të përdorur. Një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori. Kafeja e bluar dhe e zier në çast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres. Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.

Nëse aciditeti i tepërt ju bën dëm, atëherë qumështi mund të zbusë nivelin e tij. Njerëzit që vuajnë nga urthi thonë se qumështi e bën kafenë më të pranueshme nga organizmi. Nëse kalciumi ose vlera të tjera ushqimore janë të nevojshme për ju, atëherë mund të përdorni kafe me qumësht. Megjithatë, sasia e qumështit dhe kalciumit në një filxhan me kafe është tepër e vogël për të bërë një ndryshim madhor në shëndetin tuaj. Nëse ju jeni të prekur nga intoleranca ndaj laktozës, atëherë opsioni më i shëndetshëm për ju është kafeja shqeto.

Related Articles

Back to top button