Fermë gjigante kanabisi brenda shtëpisë së braktisur, dënohen gjashtë shqiptarë në Angli
Gjashtë persona, që u kapën me një fermë kanabisi, të ndërtuar brenda në një shtëpie të braktisur në Angli, janë dënuar me burg.
Alitor Deda, 30 vjeç, Andi Teta, 33 vjeç dhe Ali Qerfozi, 42 vjeç, u dënuan me nga 24 muaj burgim; Erijon Gjoka, 21 vjeç, iu dha 18 muaj; Edison Markeci, 21 vjeç dhe Augustin Mark, 36 vjeç, morën secili nga 16 muaj burg, pas gjykimit nga gjykata e Leeds Croën.
Sipas hetimeve, ferma e kanabisit drejtohej nga shqiptarët në formën e një grupi të organizuar kriminal.
Ata u kapën në 4 dhjetor të vitit të kaluar në Moorfield House, në Fieldhouse Walk, Moortoën. Policia gjeti 811 bimë kanabisi, që sipas llogarive, do të prodhonin 44 kg lëndë narkotike, me një vlerë deri në 446.000 £. Në fermë, u gjetën po ashtu mjete të sofistikuara për kultivimin e drogës, si llampa me fuqi të lartë, kohëmatës, madje edhe armë, duke përfshirë shkopinj bejsbolli dhe hanxhar. Këto pajisje kapnin vlerën e 45 mijë paundëve. Shqiptarët u arrestuan në vendngjarjen dhe u akuzuan për prodhim kanabisi.