Lajme

Nga sot fillojnë pazaret për koalicion në Preshevë

2 qershori 2024 ishte dita ku po mbaheshin zgjedhjet lokale ne Presheve, kutite kane qene te hapura nga ora 07 e mengjesit e deri ora 20:00 ne mbremje per qytetaret. 33% ishte dalja ne keto zgjedhje ose 14300 votues iu drejtuan kutive per te dhene voten e tyre.

Pas ores 23:00 dolen edhe rezultatet preleminare e nxorren fitues PVD-në me 4080 vota, e dyta renditet PDSH me 3093 vota dhe APN është e treta me 2856 vota, LR ka fituar 2140 vota dhe renditet në vendin e katërtë, rritje të madhe ka pasur Aleanca për Luginën e cila ka zënë vendin e pestë me 1154 vota, UDSH ka fituar 566 vota dhe renditet në vendin e gjashtë dhe të fundit është Lista Serbe me 641 vota.

Edhe pse ende nuk jane certifikuar zgjedhjet nga KKZ-ja tashme dihen sa ulese do ti kene partite e zgjedhjeve te fundit. Sipas ketyre rezultateve PVD do ti kete 11 keshilltare, PDSH do ti kete 8 keshilltare aq sa edhe APN 8 keshilltare, Levizja per Reforma 6 keshilltare dhe Aleanca per Luginen 3 keshilltare si dhe UDSH dhe Lista serbe nga 1 keshilltare.

Nga sot fillojne pazaret politike pasi qe asnjera parti nuk mund ta arrije e vetme pushtetin ne Presheve por ate duhet ta ndaje me nje parti tjeter. Para zgjedhjeve kemi pa afrim te PVD-se dhe PDSH-se por ende nuk ka te konfirmuar asgje. Ragmi Mustafa mbreme ne nje prononcim permes facebook mbreme ka thene qe PDSH nese shkon ne koalicion me PVD-ne do te i ndeshkoje LR-ne dhe Aleancen dhe nuk do ti lejoj qe edhe ato te jene pjese e koalicionit.

Related Articles

Back to top button