Lajme

Nesër rivotohet në Leran, sa mund të ketë ndikim në ndryshimin e rezultateve të 2 qershorit

Në Preshevë po përsëritet votimi në njësinë me numër 23 në fshatin Leran.

Nga përsëritja e procesit në këtë njësi APN mund të humbasë një këshilltarë dhe PDSH mund të fitoj një dhe të bëhet me 9.

Mbi 1 mijë votues të regjistruar për rivotimin e së mërkurës në njësinë në Leran mund të ndikojnë që të ndryshohet rezultati i zgjedhjeve lokale të 2 qershorit.

Kjo njësi përfshinë dy fshatra atë të Leranit dhe Golemi Dollit, sipas historikut të zgjedhjeve në këtë njësi numri i votuesve të dalur ka qenë jo më i madh se 450. Siç mësohet nga tereni PDSH në krye me Ragmi Mustafën ka filluar të josh banorët e kësaj zone duke i dërguar makineritë e asfalltit dhe zhavorit.

Related Articles

Back to top button