Lajme

Ardita Sinani koalicionin mes PVD-së dhe PDSH-së e quan marrëveshje historike

Ardita Sinani ka thënë se procesi për formimin e koalicionit mes PDSH dhe PVD është përmbyllyr me një marrëveshje historike mes palëve.

Ani pse shkrimin e saj Sinani e nis me “Të bashkuar për Preshevën” tashme dihet se PVD-ne dhe PDSH-ne per te formuar kete koalicion i ka bashkuar Albin Kurti dhe nuk jane bashkuar vet.

“Në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur përmes rezultateve të zgjedhjeve të fundit, sot, PVD dhe PDSH kanë arritur një marrëveshje historike për qeverisje të përbashkët dhe stabilitet politik në Komunën e Preshevës. Qeverisja e jonë do të jetë e fortë dhe e drejtë që do të punojë për të mirën e përbashkët e do të merret me nevojat e komunës tonë.” ka shkruar Sinani ne rrjetin social facebook.

Kujtojme se Ragmi Mustafa ende nuk ka dal me ndonje postim ne rrjetet sociale ne lidhje me kete marreveshje dhe nuk eshte bere e ditur se cilat institucione do ti udheheqin ata.

Related Articles

Back to top button