Lajme
Preshevarët zgjohen në tymin e plehrave
Këtë mëngjes, nga deponia ilegale e mbeturinave në Preshevë, banorët e qytetit janë zgjuar në tymin i cili ishte përhapur në të gjithë qytetin.
Kjo situatë përsëritet shpesh kohët e fundit, ndërkohë që pushteti lokal i sapo formuar duket i pafuqishme për të përballuar djegjen e mbeturinave të qytetit.
Prej shumë vitesh, banorët e Preshevës presin ndërtimin e Deponisë legale pëe grumbullimin e mebturinave, por asnjëherë nuk është marrë seriozisht të zgjidhet ky problem.