Lajme

Në Bujanoc shkruhet grafiti “Vdekje Shiptarëve”

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, u ka bërë thirrje organeve kompetente që sa më shpejt të zbardhet rasti i grafiteve të shkruara në oborrin e Shtëpisë së shëndetit dhe të marrin masa ndaj autorit në përputhje me ligjin.

“Gjuha e urrejtjes aspak nuk duhet të zë vend në një mjedis çfarë është komuna jonë. Bujanoci edhe në kohërat më të vështira është shquar për një shoqëri tolerante dhe asnjëherë nuk janë vënë në pikëpyetje raportet korrekte midis etnive të ndryshme që jetojnë në të”, ka shkruar Pajaziti në profilin e tij në Facebook, pasi dje pasdite në oborrin e Shtëpisë së Shëndetësisë në Bujanoc është shkruar grafiti “Vdekje Shiptarëve”.

Pajaziti tha se “edhe në kohët më të vështira Bujanoci shquhej për shoqërinë tolerante dhe asnjëherë nuk u vunë në pikëpyetje marrëdhëniet e mira mes bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në të”.

“Autorët, shtytësit apo ndokush që ndoshta përmes veprave të këtilla dëshiron të arrijë agjenda të caktuara politike, nuk e kanë vendin në këtë shoqëri dhe si të tillë duhet të marrin dënimin e merituar” tha Pajaziti.

Related Articles

Back to top button