Lajme
Ajan Hajrullahu nga Presheva i sjell një çmim Kosovës në garat Evropiane të Matematikës
Kosova fiton një Çmim të Tretë në Kupen e 12-të Evropiane të Matematikës – EMC
Përfundoi me sukses Kupa e 12-të Evropiane e Matematikës – EMC, e cila është mbajtur në mbi 30 shtete të botës.
Ekipi i Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi një Çmim të Tretë.
Fitues i çmimit të tretë është nxënësi Ajan Hajrullahu.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës në këtë olimpiadë prestigjioze!
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.