Lajme

Krijohet koalicion i ri në Preshevë, Aleanca për Luginën i bashkohet PDSH-së dhe PVD-së

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 2 qershorit 2024 në Komunën e Preshevës, partitë kryesore politike kanë arritur një aneks marrëveshje për bashkëqeverisje. Marrëveshja u nënshkrua nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), dhe Aleanca për Luginën (AL), duke krijuar një shumicë të re politike për një qeverisje të qëndrueshme dhe përfaqësuese në nivelin lokal.

Kjo marrëveshje ka për qëllim garantimin e stabilitetit dhe funksionimit të efektshëm të institucioneve lokale në Preshevë, duke respektuar vullnetin demokratik të qytetarëve për një udhëheqje të bashkuar. Me bazë në fuqinë elektorale të secilës parti, marrëveshja përcakton ndarjen e përgjegjësive:

Partia për Veprim Demokratik (PVD) do të udhëheqë postin e Kryetarit të Komunës për një mandat të plotë katërvjeçar.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të kryesojë Kuvendin Komunal.

Aleanca për Luginën (AL) do të mbajë postin e Zëvendëskryetarit të Kuvendit.

Related Articles

Back to top button