Lajme

Ministrja serbe viziton Preshevën dhe Bujanocin: Është e rëndësishme që kjo pjesë e Serbisë të zhvillohet sikur qytetet tjera

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Jelena Zhariq Kovaçeviq së bashku me ud. Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Nenad Mitroviq, ka vizituar sot komunën e Preshevës dhe Bujanocit, ku ka biseduar me kryetarët e këtyre pushteteve lokale, Ardita Sinani dhe Arber Pajaziti.

Përveç përmirësimit të funksionimit të administratave komunale, modernizimit të punës dhe forcimit të kapaciteteve të punëtorëve, tema e takimeve ishte edhe identifikimi i fushave dhe projekteve në realizimin e të cilave ministria mund të ndihmojë.

Zhariq Kovaçeviq vlerësoi se të dyja njësitë e vetëqeverisjes lokale duhet të aplikojnë për mbështetje për krijimin e një vendi të vetëm administrativ, qendrave moderne të sporteleve, të cilat do të përmirësonin punën e shërbimeve komunale dhe do t’u mundësonin qytetarëve t’i ushtrojnë të drejtat e tyre në një mjedis modern dhe në një mënyrë më të shpejtë dhe më të lehtë.

Duke theksuar se është e rëndësishme që kjo pjesë e Serbisë të zhvillohet dhe të rritet së bashku me pjesën tjetër të vendit, ministrja Zhariq Kovaçeviq ftoi komunat të aplikojnë për shpërndarjen e mjeteve buxhetore, duke deklaruar se thirrja e dytë publike e këtij viti për shpërndarjen e mjeteve për komunat dhe qytetet është duke u zhvilluar, dhe njofton se një raund i ri thirrjesh publike do të pasojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për Jug theksoi se ky shërbim përmbush plotësisht rolin e lidhjes ndërmjet Qeverisë së RS-së dhe vetëqeverisjes lokale. Ai vlerësoi se temat e bisedës së sotme nuk ishin ato të mëdha politike, por jeta e një njeriu të zakonshëm dhe se qëllimi i takimeve të sotme është zgjidhja e sfidave konkrete. Ai shtoi se Shërbimi i Trupit Koordinues do të vazhdojë të zbatojë politikën e Qeverisë së Serbisë me qëllim të përmirësimit të mjedisit të përgjithshëm social dhe ekonomik.

Zhariq Kovaçeviq dhe Mitroviq vizituan kopshtin parashkollor “8 Marsi” dhe organizatën humanitare të Kryqit të Kuq në Preshevë, ndërsa vizituan Qendrën Sportive “Mlladost” në Bujanoc.

Related Articles

Back to top button