Sami Salihu: “Dyfytyrësia Politike: Si Ardita Lavdëron dhe Akuzon të Njejtat Institucione”
Po Arditë,
E vërtetë se përbërja etnike e popullsisë së një rajoni duhet të reflektohet në gjyqësor, përfshirë edhe në Gjykatën për Kundërvajtje në Preshevë. Ky është standard që e ka miratuar Qeveria e Serbisë edhe me planet e saj të veprimit në kuadër të procesit integrues evropian. Standard që nuk po e respekton.
E vërtetë se shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në institucionet publike. Edhe në nivelin themelor të sistemit gjyqësor, përfshirë edhe në administratë.
Po Arditë,
E vërtetë se ka pak ditë që njerezit e tu i ndanë mirënjohje zyrtarëve të kësaj qeverie për punën e tyre në Preshevë.
E vërtetë se ka pak ditë që i mirëprite në Preshevë ministrat e kësaj qeverie duke promovu me plotë entuziazëm frymë bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes jush.
E vërtetë se sot po i quan zyrtarët e kësaj qeverie diskriminues dhe shtypës.
Arditë,
përqendrohu mos e mashtro popullin!
Edhe me i dhënë mirënjohje, edhe me i bë partner, e të njejtën kohë edhe me i quajt diskriminues, s’po shkon Arditë.