Lajme

Qentë endacak “pushtojnë” qendrën e Preshevës

Në qendër të qytetit të Preshevës, një grup qensh endacakë janë bërë pjesë e përditshmërisë së banorëve, duke pushtuar hapësirat publike dhe duke ngjallur shqetësim te qytetarët.

Foto e fundit e shkrepur nga Presheva.AL nga qendra e qytetit tregojnë qartë praninë e tyre të shtuar. Këto kafshë të pastreha, të mbledhura në grupe, lëvizin lirshëm mes makinave dhe këmbësorëve, duke krijuar situata të rrezikshme për fëmijët, të moshuarit dhe drejtuesit e automjeteve.

Komuna e Preshevës muaj më parë ka angazhuar një kompani për kapjen e qenëve endacak por si duket qentë e kapur janë liruar përsëri. Ndërkohë
banorët shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre, veçanërisht në orët e vona të mbrëmjes kur qentë endacakë bëhen më aktivë.

Presheva, si shumë qytete të tjera në rajon, po përballet prej kohësh me mungesën e një strategjie të mirëfilltë për menaxhimin e qenve endacakë.

Për momentin, situata mbetet sfiduese dhe kërkon vëmendje të menjëhershme nga autoritetet për të siguruar një bashkëjetesë më të sigurt mes banorëve dhe kafshëve të pastreha.

Related Articles

Back to top button