Lajme
Një sirian kontrabandonte emigrantë: Kapet në Preshevë
Pjesëtarët e MPB-së në Preshevë, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare për Maqedoninë e Veriut, arrestuan B. A. I. (1994), shtetas i Sirisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës së njerëzve.
B.A.I dyshohet se ka organizuar kontrabandimin e 11 migrantëve të parregullt, të cilët mbrëmë janë gjetur nga policia kufitare në zonën e Preshevës nga territori i Maqedonisë së Veriut.
Të dyshuarit me urdhër të prokurorit detyrues të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.